Reshjet e dendura kanë krijuar problematika në Vermosh, Bogë dhe Theth.
Në aksin Hani i Hotit – Dogana Vermosh ka pasur reshje bore në lartësi mbi 1000 metra, me një trashësi rreth 15 centimetra.
Në orët e para të mëngjesit, reshje bore ka pasur edhe në aksin Bogë – Theth. Mësohet se janë marrë masa për pastrimin e borës dhe kriposjen e rrugës.
Deri në këtë moment, nuk raportohet për rrugë të bllokuara.
