Zjarri te “5 Maji” ne Tirane, evakuohen banoret nga frika e bombave

Dyshohet prani bombash gazi pranë zjarrit masiv te “5 maji”, evakuohen banorët

Zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, vijon të jetë aktiv, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Flakët, të përmasave të mëdha, rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese fqinje. Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, situata mbetet e vështirë për t’u kontrolluar.

Tregtarët kanë evakuuar mallrat nga magazinat e rrezikuara, duke i nxjerrë në rrugë. Policia po evakuon zonën përreth për shkak të dyshimeve se pranë vatrës së zjarrit mund të ketë bomba gazi.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit dhe tymi i dendur, banorët e pallateve përreth janë evakuuar nga banesat e tyre si masë sigurie.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe po mban larg qytetarët, ndërsa shumë banorë të shqetësuar janë grumbulluar në zonë.

Autoritetet po punojnë për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij dhe nëse ka persona të lënduar.

Scroll to Top