Berisha akuze: AKSHI eksportoi të dhëna te armiqtë e NATO-s

Berisha: AKSHI ka eksportuar të dhëna tek armiqtë e NATO-s

Gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta, duke pretenduar se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka eksportuar të dhëna tek armiqtë e Shqipërisë dhe të NATO-s.

“Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës. Një ndërmarrje shtetërore që merr peng për tendera, kjo tejkalon çdo lloj… merr peng sepse tenderat duhet t’i fitojë baxhanaku. Një ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t. Një ndërmarrje ku qindra milionë vidhen me zero investim, me zero blerje, me zero shitje, zero import dhe transferim të të gjitha shumave në llogari… Një ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s. Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre. Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare.

Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasi, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos. Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij. Dhe këto tani janë publike. Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto. Pra, gjithçka është në favor të opozitës. Gjithçka është premtuese për opozitën. Opozita duhet të ngrihet e betuar që do ta largojë nga pushteti. Dhe unë kam besim se këtë mision do ta përmbushim me sukses.”, tha Berisha.

Scroll to Top