Timothy Busfield, urdhër arresti për akuza abuzimi seksual

Aktorit Timothy Busfield i është lëshuar urdhër arresti për akuza për abuzim seksual me të mitur

Departamenti i Policisë së Albuquerque, New Mexico, ka lëshuar një urdhër arresti për aktorin e njohur Timothy Busfield, i cili njihet për rolin e tij si Danny Concannon në serialin “The West Wing”. Ai përballet me akuza serioze të lidhura me abuzimin seksual të të miturve.

Sipas urdhrit të arrestit, të siguruar nga revista PEOPLE, 68-vjeçari akuzohet për dy raste të kontaktit seksual me një të mitur dhe një rast abuzimi me fëmijë. Autoritetet bëjnë të ditur se ngjarjet e dyshuara përfshijnë dy fëmijë të moshës 11-vjeçare, të cilët ishin aktorë të mitur në serialin e FOX, “The Cleaning Lady”, ku Busfield punonte si regjisor. Emrat e të miturve nuk janë bërë publikë.

Dokumentet gjyqësore tregojnë se njëri nga fëmijët ka deklaruar se incidentet kanë filluar kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. Hetimet janë ende në proces, dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme.

Hetimi nisi më 1 nëntor 2024, pasi një mjek në Spitalin e Universitetit të Meksikës së Re (UNMH) raportoi shenja të mundshme abuzimi seksual. Prindërit e fëmijëve kanë deklaruar se ata e takuan Busfield gjatë xhirimeve të serialit, ku, sipas urdhrit të arrestit, regjisori dyshohet se “zhvilloi një marrëdhënie më të ngushtë” me ta pasi iu bashkua produksionit.

Dokumenti gjyqësor gjithashtu tregon se Busfield dyshohet se u kërkoi fëmijëve ta quanin “Xhaxhai Tim”. Prindërit gjithashtu raportuan se ishin informuar për thashetheme të mëparshme rreth sjelljes së tij të papërshtatshme ndaj grave dhe të miturve.

Nëna e fëmijëve, sipas urdhrit të arrestit, i ka pyetur ata nëse dikush i kishte prekur në mënyrë që t’i bënte të ndiheshin të pakëndshëm, dhe fëmijët i janë përgjigjur: “Do të thuash si xhaxhai Tim?”

Hetimet vazhdojnë.

Scroll to Top