Aksident tragjik Lushnjë-Berat, vdes 60-vjeçar

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Berat, ndërron jetë 60-vjeçari.

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Berat. Një automjet tip ‘Benz’ ka përplasur një këmbësor rreth 60-vjeçar, shtetasin Enver Pepa.

Edhe pse është transportuar me urgjencë nga ambulanca në spitalin e Lushnjës, Pepa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Drejtuesi 34-vjeçar i automjetit, shtetasi Ergest Kasa, është ndaluar nga policia.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Scroll to Top