Aksident Peqin-Elbasan: 43-vjeçar humb jetën në spital

Një 43-vjeçar humb jetën në Spitalin e Traumës pas aksidentit në aksin Peqin-Elbasan

Mareglent Asllani, 43 vjeç, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, pas plagëve të marra në një aksident rrugor të ndodhur pak ditë më parë në aksin Peqin-Elbasan.

Sipas informacioneve, 43-vjeçari po udhëtonte me automjetin e tij në aksin Peqin-Elbasan, ku u përfshi në një përplasje me një automjet tjetër, drejtuar nga një 26-vjeçare. Edhe drejtuesja e automjetit tjetër ka mbetur e plagosur.

Policia ka dhënë detaje rreth ngjarjes duke sqaruar se:

  • Në aksin rrugor Peqin-Elbasan, automjeti me drejtues shtetasin M. A., 43 vjeç, u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen M. F., 26 vjeçe.
  • Si pasojë e përplasjes, shtetasi M. A. u dëmtua dhe u transportua në Spitalin e Traumës, ku ndodhej nën kujdesin e mjekëve.
  • Shtetasja M. F. gjithashtu mbeti e plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Scroll to Top