SHBA sulmojnë objektivat e ISIS në të gjithë Sirinë
Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme të gjera kundër objektivave të Shtetit Islamik (ISIS) në të gjithë territorin e Sirisë, raporton “newssky”.
Operacioni u nis me urdhër të Presidentit Donald Trump si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj një sulmi të organizuar nga ISIS, i cili ndodhi më 13 dhjetor 2025. Sulmi, i kryer nga një militant i ISIS-it kundër forcave amerikane dhe siriane në Siri, rezultoi në vdekjen e dy ushtarëve amerikanë dhe një përkthyesi civil.
Më herët, i dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Tom Barrack, kishte shprehur shqetësim për përplasjet e fundit mes forcave kurde dhe atyre qeveritare në Alepo. Ai theksoi se këto konflikte rrezikonin marrëveshjen e integrimit të marsit 2025, mes Forcave Demokratike Siriane (FDS) dhe qeverisë së Damaskut.
Barrack shtoi se ekipi i Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, është i gatshëm të ndërmjetësojë bashkëpunimin mes dy palëve për të avancuar procesin e integrimit.
