Austrian Airlines pezullon fluturimet drejt Teheranit

Situata kaotike në Iran pas protestave, “Austrian Airlines” pezullon fluturimet drejt Teheranit

Për shkak të protestave të dhunshme dhe përshkallëzimit të situatës në Iran, “Austrian Airlines” ka njoftuar pezullimin e fluturimeve drejt Teheranit.

“Pas një shqyrtimi të situatës aktuale të sigurisë dhe në koordinim me Grupin e Sigurisë, Departamenti i Sigurisë i Austrian Airlines ka rekomanduar pezullimin paraprak të fluturimeve të Austrian Airlines për në dhe nga Teherani deri më 12 janar 2026”, thuhet në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se do të ketë një njoftim tjetër pasi situata të rivlerësohet.

Scroll to Top