Vendoset lëndë eksplozive në derën e një servisi në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës
Një shpërthim me lëndë eksplozive ka ndodhur pak pas mesnate në një servis në zonën e Vaut të Dejës. Sipas informacioneve paraprake, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:40 në servisin në pronësi të shtetasit me iniciale A. F., banues në fshatin Shelqet.
Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Vau i Dejës / Informacion paraprak
Më datë 11.01.2026, rreth orës 00:40, shtetasi A. F., banues në fshatin Shelqet, ka njoftuar se ka konstatuar dëmtimin e derës kryesore të subjektit të tij, një servis.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se është vendosur lëndë eksplozive, e cila si pasojë ka sjellë vetëm dëme materiale.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
