Belind Këlliçi 1 orë e gjysëm në SPAK: Më thirri prokurori Arben Kraja
Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka mbërritur në ambientet e SPAK këtë të hënë. Ai ka qëndruar për më shumë se 1 orë e 30 minuta, duke dhënë shpjegime para oficerëve të policisë gjyqësore.
“U thirra për një çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”, u shpreh deputeti, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Burime pranë hetimit bënë të ditur se Këlliçi është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni, lidhur me një hetim pasuror që po kryhet nga SPAK.
