Pistë Patinazhi apo? Pamjet Virale nga Rrugët e Ngrira të Amsterdamit
Amsterdami është shndërruar ditët e fundit në një “pistë patinazhi” gjigante. Temperaturat e ulëta dhe kushtet e motit dimëror kanë shkaktuar formimin e akullit në rrugët e kryeqytetit holandez, duke e kthyer qarkullimin në një sfidë.
Pamjet nga rruga Prinsengracht, pranë kishës Westerkerk, janë bërë virale në rrjetet sociale. Ato tregojnë çiklistë, këmbësorë dhe automjete duke rrëshqitur në sipërfaqet e akullta, duke e bërë lëvizjen të rrezikshme dhe të vështirë.
Kushtet e pafavorshme të motit kanë sjellë probleme serioze edhe në transport, me anulime fluturimesh dhe ndërprerje të shërbimeve hekurudhore. Megjithatë, i ftohti ka krijuar edhe mundësi për aktivitete dimërore, duke ofruar kushte ideale për patinazh në liqene të ngrira, si De Poel në Amstelveen, rreth disa kilometra në jug të Amsterdamit.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, ndërsa moti i ftohtë pritet të vijojë edhe në ditët në vijim.
