Berisha: Nuk do t’i lë trashëgim PD-në fëmijëve

Berisha: Nuk kam ndërmend t’i lë trashëgim Partinë Demokratike vajzës apo djalit tim

Gjatë një takimi me demokratët në Lezhë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga një qytetar në lidhje me pasardhësit e mundshëm të tij në krye të PD-së.

Qytetari shprehu një shqetësim, duke thënë: “Kaq e vështirë është të dorëzohet stafeta, doktor? Ju keni dhënë prova në 2013 si burrë shteti, e keni dorëzuar. Kam dyshimin se keni frikë se mos na vjen ndonjë ‘Lul’ tjetër, dhe për këtë keni arsye.” Pyetja e qytetarit duket se i referohet periudhës kur Berisha ia dorëzoi drejtimin e Partisë Demokratike Lulzim Bashës.

Në përgjigje, kryedemokrati u shpreh prerazi:

“Të them me sinqeritet, të vetmen gjë që nuk mund ta bëj kurrë, është të caktoj pasardhësin. Kjo nuk është reale. Nuk kam ndërmend të lë pasardhës, as vajzën as djalin tim. Pasardhësin ua lë juve, do ta zgjidhni ju atë që të besoni më shumë.”

Scroll to Top