Arrestimi i 8 personave pas arratisjes së Altin Ndocit: Mes tyre zyrtar policie dhe kryeinfermier
Nëntë persona janë arrestuar në lidhje me arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali rajonal i Durrësit. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, më 13 janar, gjatë një vizite mjekësore që Ndoci po kryente bashkë me disa të burgosur të tjerë.
Në kuadër të hetimeve, janë vënë në pranga gjithsej tetë persona, përfshirë efektivë policie dhe staf shëndetësor, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre.
Të arrestuarit janë:
- Aulon Çuko, kryeinfermier në spitalin e Durrësit.
- Desdemon Pazaj, zëvendësshef i Policisë.
- Pesë efektivë policie që shoqëronin të burgosurit: Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baci, Aranit Çela.
- Violeta Uka, punonjëse e burgut të Durrësit.
Altin Ndoci arriti të arratisej duke goditur fizikisht punonjësin e sigurisë së burgut që e shoqëronte. Ai më pas vrapoi mes automjeteve në parkingun e spitalit dhe u zhduk pas një ndërtese, ku dyshohet se e priste një automjet tip “Audi” me të cilin u largua.
