Sulm me dron në Detin e Zi, 2 anije cisternë në shënjestër

VIDEO/ Sulmi ndaj dy anijeve cisternë në Detin e Zi, dalin pamjet: Ja momenti kur goditen me dron

Dy anije cisternë u shënjestruan një ditë më parë nga një sulm me dronë në Detin e Zi. Sulmi u raportua në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk në orët e para të mëngjesit.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë pamje të momentit kur cisternat sulmohen me dron. Sipas LSEG, njëra nga cisternat e përfshira ishte Delta Harmony, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Tjetra, Matilda, e operuar nga kompania greke Thenamaris, gjithashtu pritej të ngarkonte naftë nga Karachaganak.

Një video e publikuar në platformën X duket momenti kur droni godet cisternën Delta Harmony.

Një sulm i tillë me dron ukrainas goditi anijen cisternë Delta Harmony në Detin e Zi. Anija ishte duke u nisur për të ngarkuar naftë pranë bregdetit rus, dhe fatmirësisht asnjë nga anëtarët e ekuipazhit nuk u dëmtua. Sulmet e ditës së djeshme raportohet se më shumë se dyfishuan kostot e sigurimit për anijet cisternë në Detin e Zi.

Scroll to Top