BE-ja takon Kurtin: Zgjedhjet, Qeveria e Re dhe Plani i Rritjes

Ambasadorët e Bashkimit Evropian (BE) u takuan me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, për të diskutuar zhvillimet paszgjedhore.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, së bashku me ambasadorë të tjerë të BE-së dhe shefa të misioneve, diskutuan me Kurtin për procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë si një reflektim të përkushtimit të fortë ndaj parimeve demokratike.

Gjatë takimit, ambasadorët theksuan gjithashtu rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të një qeverie të re. Siç shkroi Orav në platformën “X”: “Vlerësuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fuqishëm për parimet demokratike dhe theksuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”.

Një temë tjetër e diskutuara ishte kërkesa për ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve të lidhura me Planin e Rritjes së BE-së, me qëllim që përfitimet e këtyre marrëveshjeve të arrijnë sa më shpejt tek qytetarët e Kosovës.

Scroll to Top