Anëtari i “Bandës së Babagjyshëve” ankohet nga burgu për promovimin e librit.
Pas arratisjes së të burgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, një incident tjetër ka ndodhur në burgun e Burrelit. Fatmir Pjetri, anëtar i “Bandës së Babagjyshëve”, i cili vuan dënimin në këtë institucion, ka publikuar një audioregjistrim në Instagram ku akuzon Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Ai shprehet se po diskriminohet nga drejtoria, pasi nuk i lejohet të promovojë librin e tij me titull “Jetë e guximshme”. Arsyeja e dhënë nga drejtoria është se libri përmban akte dhune.
Pas publikimit të audios në rrjetet sociale, në burgun e Burrelit ka nisur një kontroll i imtësishëm në qelinë ku ndodhet Fatmir Pjetri. Ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar mbi rezultatet e kontrollit, ndërkohë që dyshohet se audio është regjistruar me aparat celular.
