Cili do të jetë fati i Venezuelës pas Maduros? Trump pret sot në Shtëpinë e Bardhë lideren e opozitës
Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me udhëheqësen e opozitës së Venezuelës, Maria Corina Machado.
Machado, fituesja e fundit e Çmimit Nobel për Paqen, ka shprehur dëshirën për t’u bërë udhëheqësja e ardhshme e Venezuelës pas operacionit amerikan të zhvilluar në fillim të këtij muaji, i cili çoi në arrestimin e presidentit të vendit, Nicolas Maduro.
Megjithatë, administrata Trump ka mbështetur në vend të saj zv/presidenten e Venezuelës, Delcy Rodriguez, për të marrë postin më të lartë në vend.
Disa orë pas veprimit ushtarak amerikan, Trump e cilësoi Machadon si një “grua shumë të mirë”, por shtoi se asaj i mungonte “respekti” brenda Venezuelës.
