Shpërthim masiv dhe zjarr në Utrecht, një i plagosur

“Shpërthim masiv” dhe zjarr i madh në Utrecht të Holandës

Një shpërthim i fuqishëm, i pasuar nga një zjarr i madh, ka ndodhur sot në qytetin qendror të Utrechtit në Holandë, duke lënë të paktën një person të plagosur, sipas autoriteteve lokale.

Agjencia lokale e lajmeve ANP, duke cituar një përfaqësues të shërbimit zjarrfikës, raportoi se bëhet fjalë për një “shpërthim masiv”. Deri më tani nuk dihet shkaku i incidentit, ndërsa autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse ka viktima të tjera.

Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të largohen nga zona për arsye sigurie, ndërsa në vendngjarje janë angazhuar forca të shumta të zjarrfikëses dhe shërbimeve të emergjencës.

Scroll to Top