Arrestim çifti dhe djali për plagosje me thikë në Sarandë

Një çift i moshuar është arrestuar në Sarandë pasi dyshohet se kanë plagosur me thikë në dorë një të mitur. Gjithashtu, djali i tyre 39-vjeçar është proceduar pasi dyshohet se ka kërcënuar me thikë të miturin.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë bashkëshortët L. B., 79 vjeç, dhe P. B., 73 vjeçe, banues në Sarandë. Ata dyshohen se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë) në pjesën e dorës një shtetas të mitur. Po ashtu, ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për t’u shoqëruar.

Në kuadër të këtij rasti, është proceduar penalisht edhe shtetasi E. B., 39 vjeç, djali i çiftit të bashkëshortëve, pasi dyshohet se ka kanosur gjithashtu të miturin me mjet prerës.

Scroll to Top