Debat parlamentar/Arrestim Belinda Balluku, opozita kërkon dorëheqje

Parlamenti fillon me debat për arrestimin e Belinda Ballukut

Seanca e parë parlamentare e sesionit të ri ka filluar me debat dhe kaos. Shkak për këtë situatë është bërë prania e Belinda Ballukut në sallë, pavarësisht një kërkese nga SPAK për arrestimin e saj, e cila është bllokuar nga mazhoranca.

Deputetët e opozitës janë ngritur në këmbë duke kërkuar largimin e Ballukut nga salla dhe aktivizimin e Këshillit të Mandateve për të dhënë autorizimin për arrestimin e saj.

Sipas informacioneve, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka vendosur të ndjekë udhëzimet e kryeministrit Edi Rama, i cili ka propozuar që Këshilli të mblidhet vetëm pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku.

Scroll to Top