Trump ndan mesazhin e Sekretarit të NATO-s, Rutte, për çështjen e Groenlandës
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë publik një mesazh privat nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Ky veprim vjen pas publikimit të mëparshëm të një komunikimi nga presidenti francez, Emmanuel Macron.
Në mesazhin e tij drejtuar zotit Trump, zoti Rutte vlerëson veprimet e fundit në Siri dhe thekson se do t’i shfrytëzojë takimet e tij në Forumin Ekonomik Botëror të Davos për të nxjerrë në pah punën e SHBA-së në Gaza dhe Ukrainë. Ai gjithashtu shprehet i angazhuar për të gjetur një mënyrë për të ecur përpara me çështjen e Groenlandës.
Mesazhi i Mark Rutte:
President, i dashur Donald – ajo që arritët sot në Siri është e pabesueshme. Do t’i përdor angazhimet e mia mediatike në Davos për të nxjerrë në pah punën tuaj atje, në Gaza dhe në Ukrainë. Jam i përkushtuar për të gjetur një rrugë përpara në çështjen e Groenlandës. Mezi pres t’ju shoh.
I juaji,
Mark
