PD kërkon hetim për gjyqtaren Irena Gjoka nga SPAK

Grupi Parlamentar i PD-së i kërkon SPAK-ut të nisë hetimin për gjyqtaren Irena Gjoka.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka dërguar një kërkesë zyrtare Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke i kërkuar të nisë menjëherë hetimin ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë të Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka.

Ky kërkesë vjen menjëherë pas dorëzimit të një raporti pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLGJ) nga Prokuroria e Përgjithshme. Raporti përmban gjetje nga kontrolli i dosjes së gjyqtares, lidhur me një dënim të mëparshëm në Greqi, të cilin ajo dyshohet se e ka fshehur.

Në kërkesën e tyre drejtuar SPAK-ut, PD argumenton se:

  • “Prokuroria e Përgjithshme ka provuar dënimin e gjyqtares Irena Gjoka.”
  • “Hetoni pa vonesa, sepse po rrezikohet interesi publik, vetë sistemi i drejtësisë dhe interesat financiare të shtetit shqiptar.”
Scroll to Top