Parashikimi: Kushte të paqëndrueshme dhe vranësira
Për ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira, si dhe me intervale të herëpashershme me diell (kthjellime).
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët përgjatë ultësirës perëndimore dhe zonave bregdetare të vendit. Mund të ketë shtrëngata afatshkurtra lokale.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje.
Deti do të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.
