Orban kritikon BE: Europa dëshiron luftë në Ukrainë

Orban kritikon Brukselin: Europa dëshiron që lufta në Ukrainë të vazhdojë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka deklaruar se Europa dëshiron që lufta në Ukrainë të vazhdojë. Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, ai u shpreh: “Vendet kryesore evropiane duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë. Brukseli nuk dëshiron paqe, të paktën jo në Ukrainë. Dhe ky është problemi”.

Sipas Orban, Europa po bën gjithçka për të mbështetur vazhdimin e luftës. Udhëheqësi hungarez e ka kritikuar ashpër Bashkimin Europian për qëndrimet e tij në lidhje me zgjidhjen e konfliktit ukrainas.

Budapesti gjithashtu refuzon të marrë pjesë në financimin dhe armatosjen e Ukrainës, duke besuar se kjo vetëm sa zgjat konfliktin.

Scroll to Top