Ndërpritet energjia elektrike në kryeqytetin e Grenlandës, shkaku ende i panjohur
Kryeqyteti i Grenlandës ndodhet në errësirë totale për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. Qindra banorë dhe familje po përballen me mungesë të rrymës, ndërsa shkaku i ndërprerjes nuk është bërë ende i ditur.
Kompania energjetike Nukissiorfiit deklaroi se po punohet intensivisht për rivendosjen e energjisë duke përdorur sistemet rezervë, ndërsa ekipet teknike po punojnë për të identifikuar dhe zgjidhur problemin.
Ndërprerja e energjisë vjen disa ditë pasi kryeministrja daneze Mette Frederiksen vizitoi ishullin. Kryeministrja daneze ishte në Grenlandë të premten, ku shprehu mbështetjen e Danimarkës për banorët e rajonit autonom të Arktikut. Kjo vizitë ndodhi pas një jave të trazuar, gjatë së cilës presidenti amerikan Donald Trump u tërhoq nga kërcënimet për të pushtuar Grenlandën me forcë dhe ra dakord të hynte në negociata. Frederiksen vizitoi ishullin dy ditë pas takimit të Trump me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Davos të Zvicrës.
