Vjedhje Automjeti në Vlorë: 45-vjeçar në pranga

Vodhi një automjet gjatë natës, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Vlorë pasi gjatë natës ka vjedhur një automjet. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vjedhja”.

Policia bën me dije se falë reagimit të shpejtë dhe profesional, autori i vjedhjes është identifikuar, kapur dhe vendosur në pranga.

Pas marrjes së kallëzimit nga një shtetase, se gjatë natës i ishte vjedhur automjeti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta profesionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, është bërë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë gjetur edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore, për veprën penale “Vjedhja”.

Scroll to Top