Aksident Tragjik në Gramsh: Shoferi dhe Mësuesja Humsin Jetën
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin Kabash–Porocan të Bashkisë Gramsh, afër fshatit Bardhaj. Një mjet tip kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë, duke sjellë pasoja fatale.
Në mjet udhëtonin tre persona, të cilët ishin pjesë e personelit të shërbimit në fshatra: një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i mjetit.
Si pasojë e aksidentit, mësuesja dhe drejtuesi i automjetit kanë humbur jetën në vendngjarje. Infermierja ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore të specializuar.
Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, duke kryer veprimet e nevojshme dhe duke nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht, dyshohet se kushtet e vështira të rrugës dhe terrenit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit.
