Gjykata liron 19 protestues të arrestuar pas protestës së 24 janarit
Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 qytetarët e arrestuar pas protestës së 24 janarit, të organizuar nga opozita para Kryeministrisë. Të gjithë të rinjtë janë liruar me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest në burg për 5 prej tyre dhe arrest shtëpie për 5 të tjerë.
Protestuesit e liruar janë:
- Ergi Shkurta
- Ervis Mirashi
- Ardian Toli
- Sali Saraci
- Besnik Bali
- Leonard Xhabexhiu
- Rei Hasku
- Alket Toska
- Edison Huli
- Blendi Spaho
- Elton Hoti
- Roni Bizhoti
- Hamza Cani
- Tomas Koja
- Ardian Lici
- Anduel Lleshi
- Anastas Mema
- Alan Lika
- Klodian Bajrami
Avokatja Eda Grimçi ka deklaruar se arrestimet kanë qenë të paligjshme, pasi nuk ka pasur prova të mjaftueshme kundër protestuesve. Ajo shtoi se provat ishin bazuar kryesisht në pamje filmike, të cilat nuk lidheshin drejtpërdrejt me të arrestuarit, ose në raporte shërbimi, të cilat nuk mund të konsiderohen prova bindëse sipas vendimeve të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut.
Seancës i kanë ndjekur nga afër deputetë të Partisë Demokratike dhe qytetarë të shumtë. Deputetët Belind Këlliçi dhe Besart Xhaferri kanë denoncuar dhunën policore dhe kanë paralajmëruar përgatitjen e një kallëzimi penal për veprimet e policisë, duke përfshirë edhe dhunën ndaj të miturve.
Avokati Marash Logu ka bërë publik “skandalin me mashtrimin publik të policisë së shtetit”, duke theksuar se vetëm 4 punonjës policie kanë deklaruar lëndime, pavarësisht pretendimeve për 11 efektivë të dëmtuar.
