Largohet nga drejtimi i Tatimeve të Durrësit, Ina Bello
Drejtoresha e Tatim Taksave të Durrësit, Ina Bello, është larguar nga detyra ditën e sotme.
Burime bëjnë të ditur se largimi i Ina Bellos nga detyra e kryetarimores së Durrësit është bërë me motivacionin e performancës së dobët në ushtrimin e këtij funksioni.
VENDIN e Ina Bellos në krye të Tatimeve të qytetit bregdetar e ka marrë Agron Nuredinaj.
Ndërkohë që Bello nga drejtoreshë është transferuar në Tiranë në funksionin e inspektore të Tatimeve.
