Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron: “Do të ketë probleme të mëdha ekonomike” dhe SHBA nuk i përjashton sulmet ushtarake kundër Iranit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në Iran. Në një deklaratë të fundit, ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e përjashtojnë mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit.
Ky qëndrim vjen pas vendimit të Uashingtonit për të vendosur sanksione të reja ndaj rreth 60 subjekteve, individëve dhe anijeve, si pjesë e përpjekjeve për të shtuar presionin ekonomik ndaj Teheranit.
“Në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë mundësinë e sulmeve ushtarake në Ngushticën e Hormuzit apo rreth Iranit,” ka deklaruar Hegseth.
Ai më tej nënvizoi se Irani nuk do të jetë në gjendje t’i përballojë presionet ekonomike që po i ushtrohen.
