Berisha zbulon datën e protestës së radhës kombëtare
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për media të mbajtur këtë të premte, ka njoftuar protestën e radhës kombëtare. Sipas njoftimit të tij, protesta do të zhvillohet më 10 shkurt.
Ai theksoi se protesta do të fillojë në orën 17:00, para Kryeministrisë.
“Revolta dhe vetëm revolta është përgjigja e merituar e sovranit ndaj këtij grupi që nuk ka ligj, kushtetutë e as moral. Revolta dhe vetëm revolta është rruga e daljes, e përmbysjes së diktaturave autokratike, njëlloj si në vendet e tjera. Ndaj dhe ftoj dhe njëherë me datën 10 shkurt të gjithë shqiptarët, të gjithë qytetarët e Tiranës, në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit në protestën më të fuqishme që ka njohur Shqipëria kundër regjimit të drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve,” tha ai.
