Kuvendi/ Seanca Plenare të Martën: Diskutohen 14 Pika

Seanca Plenare/ Të Martën Ditë e Ngjeshur në Kuvend (Detajet)

Të martën, më 3 shkurt, do të mbahet seanca e radhës parlamentare. Sipas rendit të ditës, të përcaktuar nga kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, do të diskutohen 14 pika.

Mes çështjeve kryesore të renditura janë ndryshimet në ligjin “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope” dhe në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

Gjithashtu, do të zhvillohet një interpelancë me Ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, e kërkuar nga deputeti i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në rendin e ditës figurojnë edhe:

  • Projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
  • Projektvendimi “Për ngritjen e Nënkomisionit për Zhvillim të Qëndrueshëm në përbërje të Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm”.

Të martën do të shqyrtohen gjithashtu ndryshimet lidhur me Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale.

Scroll to Top