Sekuestro droge e parave ne Milano, arrestohet shqiptar

Kapen 70 kg hashash dhe 75 mijë euro, arrestohet shqiptar në Milano

Policia italiane ka çmontuar një grup të trafikut të drogës, që dyshohet se drejtohej nga shqiptarë. Gjatë operacionit u sekuestruan 70 kilogramë hashash cilësor dhe 75 mijë euro kesh. U arrestuan dy persona, një shqiptar dhe një rumun.

Aktiviteti kryesor zhvillohej në banesa dhe në një garazh të shndërruar në laborator për përpunimin e drogës. Policia bëri të ditur se aksioni u shtri kryesisht në Bergamo, por edhe në zonat e Milanos.

Një kontroll rutinë në zonën Fulvio Testi të Milanos, të shtunën pasdite, u kthye në një sekuestrim të madh. Oficerët e Stacionit të Policisë Greco Turro ndaluan dy të rinj, një 21-vjeçar dhe një 26-vjeçar me precedentë kriminalë, në Via Giolli. Ata drejtonin një makinë me gomë të shpuar.

Sjellja e tyre dhe disa mospërputhje në shpjegimet i shtynë oficerët të hetonin më tej. Gjatë kontrollit personal, 26-vjeçarit iu gjetën 5,800 euro kesh dhe një palë çelësa të lidhur me një garazh aty pranë. Kjo ngjalli dyshime dhe oficerët vendosën të kontrollonin garazhin.

Brenda garazhit, policia vuri re një erë të fortë hashashi. Kontrolli konfirmoi dyshimet: u gjetën 20 blloqe me hashash, me peshë totale 1.7 kilogramë, si dhe 75,645 euro kesh, të ndara në pako.

Të dielën u njoftua finalizimi i një tjetër operacioni në Bergamo, ku u arrestuan dy persona të tjerë dhe u kapën 70 kg hashash dhe 75 mijë euro kesh në flagrancë, sipas mediave italiane.

Dyshohet se rrjeti i trafikut është më i madh dhe po punohet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë. Operacioni drejtohet nga Njësia Antidrogë e Milanos dhe Bergamos.

Scroll to Top