Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se tarifat me Indinë do të ulen në 18%. Kjo vjen pas rënies dakord të kryeministrit Narenda Modi për të ndaluar blerjet e naftës ruse.
Trump theksoi se ka biseduar me Modin mëngjesin e sotëm ku kanë diskutuar për tema të shumta, përfshirë tregtinë dhe përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në një reagim në platformën X, presidenti amerikan shtoi se “Kjo do të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë”.
Trump gjithashtu pretendoi se India është zotuar të blejë energji, teknologji dhe produkte të tjera amerikane me vlerë mbi 500 miliardë dollarë.
