Shqiptar i akuzuar për 31 grabitje në Angli, arrestohet

Burrë nga Laçi, i akuzuar për 31 grabitje në Angli, arrestohet

Një person i dyshuar për një seri grabitjesh, i cili dyshohet të jetë nga qyteti i Laçit, është paraqitur sot në Gjykatën Magjistrale, pasi akuzohet për më shumë se 30 vepra penale të kryera në Britaninë e Madhe.

Sipas raportimeve të medias lokale, Kent Online, katërmbëdhjetë nga këto vepra dyshohet se kanë ndodhur në qarqet Kent, Sevenoaks, Tonbridge dhe Ashford.

Gledis Uka, 29 vjeç, pa një adresë të fiksuar, u akuzua të shtunën, më 31 janar, me 31 akuza për vjedhje me thyerje dhe dy akuza për tentativë vjedhjeje me thyerje. Ai u paraqit në Gjykatën e Magjistraturës në Sevenoaks, ku vendimi i gjykatës ishte lënia në paraburgim.

Sipas të dhënave, në shumë prej pronave të grabitura, dëmet ishin të konsiderueshme, ku një dritare ose derë xhami ishte thyer nga një person i maskuar, i cili më pas vidhte bizhuteri dhe para.

Uka u arrestua në Essex nga oficerët e Policisë së Kentit të premten. Ai do të paraqitet sërish para drejtësisë në Gjykatën e Kurorës në Maidstone, të hënën, më 2 mars.

Veprat e tjera për të cilat dyshohet ky person kanë ndodhur në prona të ndodhura në qarqet Berkshire, Bristol, Buckinghamshire, Essex, Suffolk dhe Surrey.

Scroll to Top