Sherr me thika në Korçë, 1 i plagosur

Sherr me thika në Korçë, një person i plagosur

Një konflikt i ndodhur në një lokal në qytetin e Korçës ka degraduar në përdorimin e mjetit prerës, duke lënë të plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar është një 17-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur një 34-vjeçar. Burime zyrtare bëjnë me dije se 34-vjeçari ka pësuar dëmtime në dorë dhe ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm pak ditë më parë, pasi jetonte prej vitesh në Greqi.

Paraprakisht dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë një mosmarrëveshje e mëparshme mes tyre. Autori i mitur është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, ku po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Scroll to Top