Trump mbështet Kryeministren Japoneze Takaichi para zgjedhjeve

Trump shpreh mbështetje për kryeministren japoneze Takaichi para zgjedhjeve parlamentare

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur mbështetje për kryeministren aktuale Sanae Takaichi, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Japoni.

“Japonia do të mbajë zgjedhje shumë të rëndësishme parlamentare të dielën, më 8 shkurt 2026. Kryeministrja Sanae Takaichi tashmë e ka dëshmuar veten si një udhëheqëse e fortë, me ndikim dhe e mençur, e cila e do vërtet vendin e saj. Takaichi meriton njohje të fortë për punën që ajo dhe koalicioni i saj kanë bërë, dhe kjo është arsyeja pse unë, si President i Shteteve të Bashkuara, jam i nderuar t’i shpreh mbështetjen time të plotë dhe absolute për të dhe për vlerat që ajo përfaqëson. Ajo nuk do ta zhgënjejë popullin japonez!”, ka shkruar Trump.

Udhëheqësi amerikan ka shtuar gjithashtu se mezi pret vizitën e Takaichi-t në Shtetet e Bashkuara më 19 mars.

“Gjatë vizitës sime në Japoni, unë dhe të gjithë përfaqësuesit e mi ishim jashtëzakonisht të impresionuar me të. Përveç çështjeve të sigurisë kombëtare, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia kanë punuar ngushtë për të përfunduar një marrëveshje shumë të rëndësishme tregtare, e cila është mjaft e dobishme për të dy vendet”, ka theksuar ai.

Scroll to Top