Kontrabandë Nafte në Morinë: Dy Persona në Hetim

Dy të rinj janë përballur me pasoja pasi tentuan të kontrabandonin naftë nga Kosova në Morinë.

Policia Kufitare ka goditur dy raste të tentativës për kontrabandë nafte nga Kosova. Sipas burimeve zyrtare, është nisur hetimi për dy persona: shtetasin A.D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I.P., 30 vjeç, banues në Pukë.

NJOFTIMI I POLICISË

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës i kanë referuar materialet Prokurorisë, ku ka nisur procedimi penal për veprën “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë”, ndaj shtetasve A.D., 25 vjeç, banues në Tropojë dhe I.P., 30 vjeç, banues në Pukë.

Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Morinës, në hyrje të Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin e drejtuar nga 30-vjeçari dhe automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, shërbimet e Policisë Kufitare kanë gjetur dhe sekuestruar sasi nafte të padeklaruar pranë autoriteteve doganore. Sasia e naftës u sekuestrua si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top