I dehur në timon, punonjësi i policisë arrestohet në aksin Cërrik-Elbasan
Një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore është arrestuar në aksin rrugor Cërrik–Elbasan, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën efektin e alkoolit.
Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për kryeinspektorin A. B., me detyrë pranë Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Elbasan.
Ai është ndaluar nga policia rrugore teksa qarkullonte në mënyrë të parregullt, jashtë orarit të shërbimit. Testi i alkoolit ka rezultuar me një nivel prej 0.87 mg/l, duke tejkaluar normën e lejuar.
Si pasojë, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) e Rajonit Elbasan–Korçë e ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.
