Kryebashkiaku i Rrogozhinës Memolla, 1 vit burg

Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, është dënuar me 1 vit burg.

Apeli i Gjykatës Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka konfirmuar vendimin për dënimin me 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memolla.

Memolla u akuzua për korrupsion zgjedhor. Pritet që Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) të përgatisë urdhrin e ekzekutimit për dërgimin e tij në qeli.

Nga ky moment, Bashkia e Rrogozhinës do të mbetet pa kryetar dhe, sipas rregullave, duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Gjithashtu, Memollës do t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vite.

Scroll to Top