Asambleja e FSHF-së: Zgjidhet Komiteti Ekzekutiv i ri

Asambleja Zgjedhore e FSHF-së Mbyllet me Zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv

Procesi i Asamblesë Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka përfunduar me zgjedhjen e 10 anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv. Anila Basha u rizgjodh e para, duke marrë 47 vota pro dhe vetëm një abstenim.

Pas saj, në Komitetin Ekzekutiv u zgjodhën:

  • Armand Cungu
  • Blendi Fevziu
  • Edmond Hasanbelli
  • Erind Resuli
  • Geri Çipi
  • Lufti Nuriu
  • Envi Hicka
  • Gjergji Petro
  • Pano Xhixho

U tërhoqën nga gara Abdyl Kuriu dhe Arben Dervishaj, të cilët kanë qenë anëtarë të Komitetit Ekzekutiv për vite me radhë. Në mandatin e fundit, Dervishaj mbante edhe postin e zëvendëspresidentit të FSHF-së.

Rezultatet e Votimeve për Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv:

  • ANILA BASHA: 47 VOTA
  • ARMANDO CUNGU: 43 VOTA
  • BLENDI FEVZIU: 40 VOTA
  • EDMOND HASANBELLI: 44 VOTA
  • ENVI HICKA: 38 VOTA
  • ERIND RESULI: 42 VOTA
  • GERI ÇIPI: 41 VOTA
  • GJERGJI PETRO: 27 VOTA
  • LUTFI NURIU: 43 VOTA
  • PANO XHIXHO: 33 VOTA

(Burimi: PANORAMASPORT.AL)

Scroll to Top