Vini Jr udhëheq Real Madridin, flet për Mbappé

Vinicius Zhunior ishte protagonisti kryesor në fitoren 4-1 të Real Madridit kundër Real Sociedad të shtunën. Pa praninë e Kylian Mbappé, anësori brazilian mori përsipër sulmin, duke fituar një penallti dhe duke realizuar dy golat që siguruan fitoren. Performanca e tij konfirmoi rolin e tij si udhëheqës ofensiv i skuadrës, duke marrë vlerësime si nga stafi teknik ashtu edhe nga mediat.

Në një intervistë për Ibai Llanos, në kuadër të videos “24 orë me Vini Jr”, anësori brazilian foli për marrëdhënien e tij me Mbappé dhe lojtarët e tjerë francezë në skuadër, Camavinga dhe Mendy.

“Kalojmë më shumë kohë së bashku sesa me familjet tona. Duhet të kemi një marrëdhënie të mirë. Disa janë të martuar, të tjerë jo… por jemi gjithmonë të afërt,” tha Vinicius. Ai shtoi:

“Çdo verë i dërgoja Kylian një mesazh: ‘Kur do të vish?’ Unë isha agjenti i tij… Dua të luaj me më të mirët për të pasur një shans më të mirë për të fituar.”

Vinicius gjithashtu hedhi poshtë zërat për tensione në dhomën e zhveshjes: “Pjesa pozitive është që njerëzit të duan, pjesa negative është shtypi dhe tifozët kundërshtarë.”

Scroll to Top