SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Majlinda Bufin
Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, për akuzën e “përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.
SPAK ka kërkuar gjithashtu që dënimi të pezullohet dhe Bufi të mbetet në Shërbim Prove për 2 vjet, duke e bërë të mundur që ajo të mos shkojë në burg menjëherë.
Çështja lidhet me pretendime se kryebashkiakja ka përdorur burime dhe funksione publike për qëllime politike gjatë periudhës zgjedhore.
