Moti i keq në Delvinë, rrëshqitje dheu pranë banesave

Moti i keq në Delvinë ka shkaktuar rrëshqitje dheu në oborret e banesave.

Situata e rënduar nga moti ka sjellë probleme edhe në lagjen më të vjetër të Delvinës. Në lagjen Beqirefend janë regjistruar rrëshqitje të dukshme dheu, të cilat kanë arritur deri pranë disa banesave. Fatmirësisht, këto rrëshqitje nuk kanë shkaktuar dëme apo probleme për banorët.

Sipas banorëve të zonës, reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën. Ata shprehin shqetësim për rrezikun e shembjeve të tjera të dheut nëse moti vazhdon me të njëjtin intensitet.

Dheu i lagur ka rrëshqitur nga kodra mbi lagje, duke u afruar pranë mureve rrethuese dhe oborreve të disa banesave.

Paraditen e sotme, pavarësisht se shiu vijonte të binte, shërbimet e bashkisë së Delvinës, së bashku me banorët e lagjes Beqirefend, kanë punuar në terren për të stabilizuar situatën.

Scroll to Top