Veliaj i Drejtohet Apelit kundër Arrestimit në Burg

Veliaj ofron pasuri për të shmangur burgun

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar Apelit të Posaçëm me një ankim kundër vendimit të datës 1 shkurt, të dhënë nga gjyqtarja Etleva Deda, i cili caktoi vazhdimin e masës së arrestit në burg për të.

Veliaj kërkon një masë më të butë se arresti në burg, duke ofruar edhe garanci pasurore.

Apeli ka regjistruar kërkesën dhe ka caktuar gjyqtaren Nertina Kosova për shqyrtimin e saj.

Kërkesa e Veliajt vjen menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për kalimin në gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Seanca në Apel do të zhvillohet më 24 shkurt.

Scroll to Top