Trump: Nuk më intereson Çmimi Nobel, dua të shpëtoj jetë dhe t’i jap fund luftërave
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi gjatë inaugurimit të Bordit të Paqes se ai nuk ka interes për marrjen e Çmimit Nobel për Paqen. Para liderëve të pranishëm, Trump u shpreh se synimi i tij kryesor është të punojë për t’i dhënë fund luftërave dhe për të shpëtuar jetë njerëzore.
“Nuk më intereson Çmimi Nobel, më intereson paqja,” theksoi ai.
Presidenti Trump theksoi se nëse posedon aftësinë për të ndaluar konfliktet, do ta bëjë patjetër. “Nëse kam aftësinë të fik luftërat, dua ta bëj. Dua të shpëtoj jetë,” tha ai para të pranishmëve.
Trump shtoi se ka një lidhje të fortë me Europën dhe NATO-n, dhe se Norvegjia ka rënë dakord të presë një event të organizuar nga Bordin e Paqes. Ai shprehu bindjen se ka një aftësi të veçantë për të ndaluar luftëra dhe se do ta përdorë këtë aftësi për të shpëtuar jetë, pa u shqetësuar për çmime.
Lidhur me situatën në Gaza, Trump përmendi një fond prej 2 miliardë dollarësh, duke shtuar se Japonia ka premtuar të organizojë një mbledhje fondesh, Kina do të përfshihet, dhe mendon se edhe Rusia do të jetë dakord. Ai gjithashtu përmendi se FIFA do të ndihmojë në mbledhjen e 77 miliardë eurove për Gazën, ndoshta në lidhje me zhvillimin e fushave. Trump njoftoi se së shpejti do të shpallen detajet dhe, nëse është e mundur, ai do të shkojë vetë atje.
