Rama i drejtohet Trump: Prokurori që ju përndoqi juve, e ndaloi brutalisht Thaçin
Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë një fjalimi të mbajtur në një takim të Bordit të Paqes, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump të reagojë lidhur me Gjykatën Speciale. Rama deklaroi se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte penguar në mënyrë “brutale” nga prokurori Jack Smith, që të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë. Rama theksoi se ky i njëjti prokuror më parë kishte përndjekur edhe presidentin Trump.
“Më lejoni të tërheq vëmendjen te një tjetër konflikt i hapur më pranë vendit tim, ku udhëheqja e presidentit Trump e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë së kurrë drejt një marrëveshje paqeje. Presidenti i Kosovës, që aso kohe u ndalua të udhëtonte drejtë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale, për të nënshkruar atë marrëveshje në praninë e presidentit Trump, dhe në fakt kjo ishte ajo çfarë u bë nga ai prokuror që përndoqi edhe vetë presidentin Trump, dhe për këtë u bë i famshëm botërisht”, shtoi ai.
