Protestë, bombul gazi lotsjellës godet protestues në kokë

VIDEO/ Momenti kur protestuesi goditet në kokë nga një bombul gazi lotsjellës

Momente tensioni janë shënuar sërish në protestën e opozitës. Pavarësisht se protestuesit janë tashmë disi të shpërndarë, ata nuk kanë ndaluar së hedhuri molotovë, fishekzjarrë apo bombula gazi lotsjellës.

Një nga protestuesit është goditur në kokë nga një bombul gazi lotsjellës. Ai është marrë menjëherë nga disa persona të tjerë. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Sipas informacioneve të deritanishme nga protesta, raportohet për 2 të lënduar. Vetëm një person është paraqitur në spital si pasojë e helmimit nga gazi. Nga ana tjetër, 25 persona janë shoqëruar në polici, ku disa prej tyre janë kapur me çanta që përmbanin molotovë.

Scroll to Top