Paulo Fonseca po kalon një periudhë të suksesshme te Lioni, duke regjistruar 13 fitore radhazi në kampionat, Ligën e Europës dhe Kupën e Francës. Përvoja zhgënjyese e vitit të kaluar me Milanin, ku ai u shkarkua në dhjetor në rrethana të paqarta, tani duket se ka lënë pas vetes.
Në një intervistë për “The Athletic”, trajneri portugez deklaroi: “Meritoja më shumë kohë. Milani është një klub fantastik dhe unë kam shijuar shumë kohën time atje. Më vjen shumë keq që nuk pata mundësinë të vazhdoja. Qëllimi i tyre ishte të ndryshonin stilin e lojës. Të bësh ndryshime në diçka që është praktikuar për shumë vite nuk është e lehtë, kërkon kohë, sidomos në Itali, ku ky proces është edhe më i vështirë, pothuajse i pamundur.”
Ai shtoi: “Kishim ndeshje fantastike dhe luajtëm futboll vërtet të mirë. Duhet të ishim më të qëndrueshëm, kjo është e vërtetë, por të sjellësh ndryshime në futbollin italian është vërtet e vështirë,” përfundoi Fonseca.
