47-vjeçar vdes pas therje me thikë në Kavajë

47-vjeçar i therur me thikë në Kavajë, autori shpallet në kërkim

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kavajës mesditën e kësaj të shtune, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një therjeje me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 3 të qytetit.

Sipas njoftimit të policisë, më datë 21 shkurt 2026, rreth orës 14:22, në lagjen numër 3 të Kavajës, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., gjithashtu rreth 47 vjeç. Viktima, pas plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital.

Autorit i ngjarjes, i cili është shpallur në kërkim, po punohet intensivisht për kapjen e tij. Një grup hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Scroll to Top